Abbot: Kosova ka nevojë që përfaqësuesit e saj të qëndrojnë të qetë

16:16 | 11 Korrik 2020
A Z

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nichola Abbott ka shprehur shqetësimin për ngjarjet e mbrëmshme në Kuvend, pas përplasjes së kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani dhe deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj.

Abbott ka thënë se skenat e konfrontimit fizik në Kuvend nuk duhet të bëhen nga të zgjedhurit e popullit.

“I shqetësuar që pamë skena të konfrontimit fizik dhe agresionit në Kuvend dje. Tani, më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë që përfaqësuesit e saj të zgjedhur të qëndrojnë të qetë, të mos i lejojnë inatet të shpërthejnë, dhe të veprojnë për interesin shtetëror”, ka shkruar Abbott.

Shpërndaje në rrjete sociale