Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë duke u trajtuar 40 Pacientë me Covid-19!
Trajtimi i pacientëve me Covid-19, është duke vazhduar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Kështu aktualisht po trajtohen 40 pacientë dhe nga këta 39 pacientë janë të konfirmuar përmes testit me Covid-19 ndërsa 1 pacientë është në pritje të rezultatit të testit.
4 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa që pacientët e tjerë kanë gjendje stabile.
Për shkak se në Repartin Infektiv nuk ka më kapacitet për pranim të pacientëve një pjesë e pacientëve janë shtruar në Spitalin e Mushkërive.
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka ndërmarr masa organizative të transferimit të Infermierëve nga Repartet tjera në Repartin e Infektives në mënyrë që shërbimet shëndetësore të ofrohen sa më mirë.
Aktualisht nga personeli i Spitalit tonë janë 3 Mjek Specialist dhe 1 Bio Inxhinier që janë të infektuar, ndërsa edhe 7 pjesëtarë të Personelit janë në pritje të rezultateve.
Si të veproni gjatë tërmetit? Autoritetet dalin me rekomandi...
Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Kanada, 9 të vdek...
Gjykimi në Hagë, sot deklaratën përmbyllëse e bënë mbrojtja ...
Kuvendi mblidhet sot për konstituimin e legjislaturës së dhj...
Moti të mërkurën: Vranësira të shpeshta dhe reshje lokale sh...
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...