Rreth 400 mijë raste të reja janë regjistruar në fundjavë dhe pandemia e koronavirusit të ri nuk tregon shenja të ngadalësimit, tha Organizata Botërore e Shëndetit.
“Shpërthimi është duke u përshpejtuar dhe është e qartë që ende nuk e kemi arritur kulmin e pandemisë”, tha drejtori i përgjithshëm i OBHS-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë virtuale, transmeton portali arbresh.info.
Organizata Botërore e Shëndetit pranoi gjithashtu të martën se kishte “dëshmi të reja” në transmetimin përmes ajrit të koronavirusit të ri, pasi një grup ndërkombëtar i shkencëtarëve tha që ai mund të përhapet nga një distancë prej dy metrave.
“Ne e pranojmë që ekzistojnë dëshmi në këtë fushë … prandaj besojmë se duhet të jemi të hapur për këtë dëshmi dhe të kuptojmë implikimet e saj”, tha profesoresha e OBSH-së, Benedetta Allegranzi, në një konferencë virtuale për shtyp./arbresh.info/
Kuvendi sot mban seancë të veçantë në shenjë nderimi për Rex...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C