Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot ka vizituar Pejën dhe spitalin rajonal të kësaj komune.
Ai u takua me kryetarin Gazmend Muhaxherin, me të cilin diskutoi për rreziqet nga koronavirusi.
“Shpalosëm pikëpamjet se si të zvogëlohet sa më shumë ky rrezik që po kanos shëndetin e qytetarëve, sikurse për projektet që do të realizojmë në të ardhmen. U dakorduam që shtabi emergjent të vazhdojë të jetë në gatishmëri, të decentralizohen shërbimet shëndetësore (e të mos jenë vetëm në nivel qendror), sikurse inspektorati të jetë aktiv maksimalisht që të ndikohet e të respektohen rregullat anti-Covid-19”.
Përveç bashkëpunëtorëve të tij, Zemaj u shoqërua edhe nga Naser Ramadani, drejtori i IKSHP-së dhe nga deputeti Shkumbin Gashi.
“Konfirmova se Peja do të jetë në prioritetin e angazhimit tim, dhe do të mbështetën disa projekte të caktuara, e do të ofrohen ndihma logjistike për shëndetësinë në këtë komunë”.
Një efektiv i lënduar gjatë protestës në Shqipëri
Bislimi: Ligji për të huajt nuk do të përdoret si presion nd...
Gjykimi në Hagë, Bekim Jashari : Shqetësuese pretendimet e P...
“O Klod a të kam burrë?”, Elijona i shkon në sht...
Era Istrefi në mbështetje të marshit “Drejtësi, jo politikë”
Arne Slot pranon: Liverpool nuk po i përmbush standardet e k...