Edi Rama tregon pse nuk arriti ti bëjë bashkë të gjithë liderët në Kosovë por i takoi ndaras

14:56 | 30 Qershor 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se nuk erdha në Kosovë për t’i bërë bashkë bashkësinë politike kosovare por erdha këtu për të dëgjuar gjithsecilin veç e veç, raporton Arbresh.info.

Rama tha se pas takimeve ta di më shumë “Pas 24 orësh di më shumë se sa që dija para 24 orëve rreth situatës”, tha Rama.

“Shqipëria e ka detyrim të mbështes Kosovën pa kushte. Shqipëria as nuk e ka dhe as nuk do ta marr përsipër detyrën e kujdestarit apo të doktorit mentorit që nga lart i tregon udhëheqëses në Kosovë se çfarë duhet të beje”.

“Nuk erdha këtu për të realizuar bashkimin mes forcave politike, por erdha këtu për te dëgjuar nga të gjithë dhe këtë nuk mund ta bësh në një tryezë të përbashkët” tha Rama, përcejll Arbresh.info.

“Ajo fletërrufe ka goditur shumë më larg dhe shumë me thellë se sa në ballin e Hashim Thaçit”, ka deklaruar Rama.

Këto deklarime i ka bërë kryeministri i Shqipërisë pas dy ditëve të vizitës që zhvilloi në Kosovë.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale