Shumë vende të cilat kanë treguar sukses në luftën kundër koronavirusit, janë duke shënuar një numër në rritje të të pacientëve për shkak të organizimit të ngjarjeve, sikurse janë tubimet fetare, tha epidemiologia e OBSH-së, Maria van Kerkova.
Përmes një takimi online, ajo tha se virusi ka mundësi të forcohet nëse njerëzit nuk bëjnë kujdes, transmeton portal arbresh.info, duke cituar Reuters.

“Është shumë e rëndësishme që shtetet që kanë numër në rritje të zbulojnë sa më shpejt të gjitha rastet”, tha ajo.
Drejtori Ekzekutiv i OBSH-së për Programet e Urgjencës Mike Ryan vlerësoi se pikat e nxehta të reja duket se janë shfaqur në Korenë e Jugut, të cilat janë shfaqur pas mbrëmjeve nëpër klube, strehimore dhe nëpër parqe./arbresh.info/
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...