Dalja jashtë kontrollit e infeksioneve me Koronavirus në një prej vendeve më të rëndësishme në Gjermani (North Rhine-Westphalia) ka shqetësuar autoritetet e futbollit pasi në vendin e zhvilluar evropian do të organizohet faza “Final Eight” e Europa League-s në muajin gusht.
Dortmundi dhe Gelsenkirchen (dy nga vendet e ku do të zhvillohen ndeshjet) janë vetëm 80 kilometra larg Guetersloh, ku ndodhte shertorja më e madhe në Evropë dhe numri i të prekurve me COVID-19 ka shkuar 1029.
Infeksioni po përhapet orë pas ore dhe kjo kuptohet nga rezultatet e tamponëve.
Ministri i Landit, Armin Laschet, bëri një vizitë në Guetersloh këtë mëngjes për t’u takuar me komitetin e emergjencës që po merret me krizën dhe nuk përjashtoi mundësinë e rivendosjes së bllokimit në të gjithë shtetin federal, nëse do të vijojë rritja e infektimeve me vatra të reja.
Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë së Westfalisë së Veriut ka urdhëruar teste të detyrueshme për të gjithë personat që punojnë në sektorin e përpunimit të mishit.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj