Bashkimi Evropian (BE) do të bëjë marrëveshje paraprake të blerjes me kompanitë që do të zhvillojnë vaksina kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Për një zgjidhje të përhershme kundër pandemisë është e nevojshme zhvillimi i një vaksine efektive dhe të sigurtë thuhet në deklaratën në të cilën bëhet e ditur se vaksina bashkë me parandalimin e humbjeve të jetëve mund të parandalojë edhe humbjet financiare.
Gjithashtu në deklaratë thuhet se nevojitet edhe investim në kapacitetin e prodhimit të dozave, që bashkë me hulumtimet klinike mund të jenë të suksesshme në iniciativat për zhvillimin e vaksinës.
Pasi vihet theksi se zhvillimi i vaksinës është një proces kompleks dhe i gjatë, në deklaratë bëhet e ditur se Komisioni i BE-së në periudhën e ardhshme 18 mujore do të sigurojë kontribut në punimet për zhvillimin e vaksinës së sigurtë dhe efektive.
Vendet e BE-së do të paraqesin një qasje të përbashkët për çështjen e zhvillimit të vaksinës bëhet e ditur në deklaratën në të cilën njoftohet se Komisioni i BE-së do të bëjë marrëveshje në emër të vendeve anëtare me qëllim mbështetjen e kompanive për të zhvilluar dhe për të prodhuar në mënyrë të shpejtë vaksinën.
Tërhiqet vëmendja se BE-ja do të bëjë marrëveshje paraprake me kompanitë në këmbim të së drejtës për blerjen e dozave dhe në periudha të caktuar të vaksinës dhe se për këtë do të përdoren fondet e mekanizmit të mbështetjes emergjente prej 2.7 miliardë euro.
Më tej në deklaratë thuhet që në rastet e nevojshme, kompanive të vaksinave do t‘u ofrohet mbështetje shtesë duke u dhënë kredi të Bankës Evropiane të Investimeve.
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit