Lionel Messi e ka vendosur një rekord tjetër në La Liga, pas fitores së Barcelonës kundër Real Mallorca të shtunën mbrëma.
Barça fitoi 4:0 në ndeshjen e parë të saj që prej muajit mars, kur sezoni u pezullua për shkak të pandemisë koronavirus.
Pas golit hapës të shënuar nga Arturo Vidal, Lionel Messi asistoi për Martin Braithwaite dhe Jordi Alban para se të shënonte vetë për ta vulosur triumfin e Barçës në kohën shtesë.
Për Messin ky ishte goli i 20-të në La Liga në sezonin 2019/20.
Superylli argjentinas është lojtari i vetëm që i shënon 20 apo më shumë gola në ligën elitare spanjolle në 12 sezone radhazi.
32-vjeçari e pati një paraqitje të shkëlqyer kundër Mallorca, duke asistuar dy herë po ashtu, që e çon në 14 numrin e asisteve në total këtë sezon.
Kështu, Messi është golashënuesi më i mirë dhe asistuesi më i mirë në La Liga këtë sezon. /Gazeta Express/
Marta Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve ...
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...
Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afat...
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit
Shkëlqeu me dy gola ndaj Osasunas – Vedat Muriqi, pjesë e fo...