Vendimi i Suedisë për të lënë shkollat e hapura për fëmijët nën 16 vjeç gjatë pandemisë nuk çoi në ndonjë shpërthim të madh të Covid 19, sipas ministres së arsimit, Anna Ekstrom.
Ajo tha se hulumtimet e kryera nga Agjensia Suedeze e Shëndetit Publik treguan se suedezët që punojnë në arsim nuk kishin më shumë gjasa të diagnostikoheshin me koronavirus sesa ata në profesione të tjera.
Shkollave për nxënës mbi 16 vjeç dhe universiteteve u është dhënë e drejta të rihapen nga 15 qershori, por vetëm për shkollat dhe kurset verore.
Nga e shtuna, suedezët pa simptoma të Covid-19 mund të udhëtojnë brenda vendit, teksa të dielën, sportet elitare mund të rifillojnë edhe pse asnjë tifoz nuk do të lejohet të marrë pjesë./bota.al/
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...