KF Shkëndija ka njoftuar se anëtari i ri bordit drejtues të klubit është Valon Hiseni.
Skuadra e Shkëndijës është duke punuar me njerëz profesionistë në fusha të ndryshme, andaj ka marrë anëtarë të rinj në bordin drejtues.
Përmes një postimi në Facebook, Shkëndija ka konfirmuar se Valon Hiseni, është anëtar i bordit drejtues.
“Valon Hiseni anëtar i Bordit Drejtues të KF SHKËNDIJA
Po vazhdojmë edhe më tutje procesin e konsolidimit të organeve drejtuese, andaj vazhdojmë të prezentojmë para jush përbërjen e këtyre organeve, njërëz profesionistë të fushave të ndryshme të cilët i janë bashkuar projektit tonë.
Bordi Drejtues do të jetë një nga organet kyçe për funksionim dhe menaxhim të klubit, andaj edhe i kemi kushtuar kujdes të veçantë, duke ndërtuar një organ me profesionistë të fushave të ndryshme.
Valon Hiseni do të jetë një nga anëtarët e Bordit Drejtues të zgjedhur së fundi.
Valoni është bashkëvendas i yni, sport dashës dhe një njeri mjaftë i respektuar në komunitetin tonë, fal aktivizmit dhe kontributit të tij. Ai është ekonomist i diplomuar dhe në përfundim të studimeve Master në ekonomi. Ka një eksperiencë të gjatë profesionale, për 8 rreth vite ka punuar si instruktor, ndërsa për më shumë 10 vite punon në industrinë e sigurimeve, në kompanitë më prestigjioze të sigurimeve.
Eksperienca e tij e gjatë në fusha të ndryshme të menaxhimit, do të e ndihmojë atë të jap kontribut të çmuar për KF SHKËNDIJA, si pjesë e Bordit Drejtues.
Dyert tona vazhdojnë të jenë të hapura për të gjithë ata që dëshirojnë të i bashkohen projektit tonë!”, ishte shkruar në njoftimin./arbresh.info.
https://www.facebook.com/106060127771128/photos/a.110247500685724/132279358482538/?type=3&theater
Marrëveshja për ndërtimin e urave mbi Ibër, Kurti: Ura që ba...
Irani thotë se ka lëshuar raketa balistike drejt Izraelit
“Me dije e përvojë”, Vetëvendosje thotë se me Hajrulla Çekun...
Hegseth: Ushtria amerikane është e gatshme ta zbatojë çdo ve...
Izraeli thotë se prej të premtes, Irani ka lëshuar afro 400 ...
Fuqizohet Aleanca në Gjakovë, emra të njohur nga PSHDK i bas...