Ndonëse mund të jenë vendimet e fundit të kësaj qeverie në krye me të, kryeministri në largim, Albin Kurti nuk dorëzohet. Ai pretendon se qeverisja e tij do të vazhdojë.
Pasi ka treguar për vendimet në mbledhjen e sotme të qeverisë, ku u ndanë 60 mijë euro për dy familjet e minatorëve që dje humbën jetën në Minisrën e Artanës dhe shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të KRU “Mitrovica”, Kurti në fund ka shkruar vazhdojmë. /arbresh.info
Më poshtë keni postimin e plotë të tij:
Në mbledhjen e 39 të Qeverisë së Republikës së Kosovës që u mbajt sot:
U ndanë 60,000 euro për familjarët e dy minatorëve, Idriz Gërbeshit dhe Haki Arifit, të cilët humbën jetën dje tragjikisht në vendin e tyre të punës, në Minierën e Artanës.
U morën masat për parandalimin e keqpërdorimeve në Ndërmarrjet Publike. Pra: 1. Secila Ndërmarrje Publike duhet të krijojë sistem të mirëfilltë të menaxhimt të kontratave komerciale; 2. Ato duhet të ushtrojnë kujdes në shpenzimet e tyre dhe punësimet e reja; dhe, 3. Asnjëra nuk mund ta caktojë pagën mbi 2,500 euro në muaj pa pëlqimin e ministrit përgjegjës.
U sharkua Bordi i Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore KRU “Mitrovica” Sh.A. dhe u emërua Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve me këtë përbërje:
– z. Bajram Mustafa, kryesues dhe drejtor,
– znj. Nora Ibishaga, drejtore,
– z. Bislim Fetahaj, drejtor, dhe
– z. Edin Hajdarpasic, drejtor.
Me qëllim të zbatimit të Pakos Emergjente Fiskale, u aprovua propozim-vendimi i Ministrisë së Financave dhe Transfereve që t’i ndahen 12 milionë euro Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike.
Qeveria e Kosovës fillon procedurat për pagesën e Kartonit të Gjelbërt për bashkatdhetarët që vijnë në vendlindje.
U aprovua kërkesa që të krijohet një mekanizëm i përbashkët me Republikën e Shqipërisë për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale.
Vazhdojmë…
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...