Në protestat e shënuara në SHBA, për vdekjen e George Floyd-it, ka ndodhur një incident mes policisë dhe një skuadre mediatike në Louisville.
Pamjet tregojnë një kameraman dhe një gazetare duke raportuar të gjithë ngjarjen, teksa policia shihet duke hedhur në drejtim të tyre plumba gome.
Reporterja e “Wave 3”, Kaitlin Rust, dëgjohet duke bërtitur, teksa ajo dhe kulegu i saj goditen nga efektivët e policisë. Nuk bëhet e ditur se përse policia e ka ndërmarrë këtë veprim, pasi në filmime grupi mediatik shihet mjaft i qetë. Kujtojmë që prej ditësh në SHBA, kanë nisur protesta të dhunshme për vrasjen e 46-vjeçarit George Floyd.
Protestuesit në shenjë revolte kanë sulmuar policinë, si edhe kanë shkaktuar dëme në objektet private e publike në vend. Ndërsa policia nga krahu tjetër i është kundërpërgjigjur protestuesve me gaz lotsjellës dhe plumba gome. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri
Meloni bisedë telefonike me Zelenskyn: Italia, mbështetje em...
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV