Dega e VV’së në Pejë ka bërë të ditur se prej nesër do të fillojë mbledhjen e nënshkrimeve për peticion ku kërkohen zgjedhje të reja në nivel vendi.
Nga data 2 qershor, bëhet e ditur se në qendër të Pejës do të fillojë mbledhja e nënshkrimeve.
‘’Kosova, prej 3 shkurtit 2020, e pati një qeveri të re e të mirë. Ajo zvogëloi veten e forcoi shtetin. Me reciprocitet e dinjitet në politikën e jashtme, me luftën kundër korrupsionit në borde e administratë, me transparencë e mirëmenaxhim, Qeveria Kurti e fitoi besimin e qytetarëve si asnjë qeveri më përpara. Këtë e kanë vërtetuar dhe matjet e opinionit publik të UNDP-së.’’, thuhet në njoftimin e kësaj qendre.
‘’Por kjo qeveri u rrëzua me mocion mosbesimi në 25 mars 2020, ku partitë e vjetra e presidenti u bënë bashkë për ta ndalur ndryshimin. Sipas Kushtetutës dhe precedentëve, vendi do të duhej të shkonte në zgjedhje të reja, por një vendim skandaloz dhe i dyshimtë i Gjykatës Kushtetuese, i hapi rrugën një qeverie e cila për herë të parë do të krijohej pa zgjedhje prej humbësve të zgjedhjeve dhe partive e njerëzve që nuk gëzojnë as mbështetje e as legjitimitet.’
‘’Ne kemi filluar peticion duke mbledhur nënshkrime në kërkim të zgjedhjeve të reja si e vetmja mënyrë e daljes nga kjo krizë. Nga nesër, 2 qershor 2020, e gjatë gjithë javës, prej orës 10:00, do të jemi të vendosur me tendë në Pejë në mbledhje të nënshkrimeve për peticion’’, thuhet tutje./arbresh.info
Njoftimi i plotë:
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...