Një zjarrfikës ka marr lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor.
Gjatë gjithë ditës ekipet e zjarrfikëseve nuk kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin, kur është lënduar kolegu i tyre për pak qaste është ndërprerë puna, por momentalisht sapo kanë filluar sërish të gjuajnë ujë në ndërtesë.
Prezentë janë edhe Policia e Kosovës.
Kjo shtëpi është njëra nga më të vjetrat në Mitrovicë.

Pronari, Xhafer Deva ishte në anën e gjermanëve në Luftën e Dytë Botërore derisa për një kohë ishte emëruar Ministër i Punëve të Brendshme të Shqipërisë në Qeverinë e Rexhep Mitrovicës.
Djegia e monumenteve të mbrojtura me Ligjin për Trashëgimi Kulturore tashmë është bërë praktikë e shumë pronarëve, për t’i lënë vend ndërtimeve të reja. Vetëm në Prishtinë, kësisoj kishte ndodhur me ish-hotelin Union, me ish-konsulatën ruse, e të tjera.
Shtëpia e Xhafer Devës është e ndërtuar në bërthamën e vjetër të qytetit, dhe bazuar në Databazën elektronike për Trashëgimi Kulturore të Ministrisë së Kulturës, kjo ndërtesë i takon shekullit XIX./arbresh.info/
Vuçiq kritikon forumin e Bordit të Paqes: Osmani po paraqite...
Bie numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën
Vuçiq: Prisja që Trump të ishte më i ashpër ndaj qeverisë së...
Erdogan i prerë me Iranin: Shkeljet e hapësirës ajrore turke...
Trafik armësh nga Mali i Zi/ Arrestohen dy persona në Tiranë...
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...