Albin Kurti ka treguar se kur do të merret vendimi për hapjen e kufirit me Shqipërinë.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se këtë javë do të merret vendimi për hapjen e kufirit me Shqipërinë.
Kurti tha se ky vendim do të bazohet të Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës.

“Edhe në këto ditë të kësaj jave duhet ta marrim këtë vendim, duke u bazuar edhe në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë së Kosovës, që kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës ta hapet sa më parë. Duam të marrim në vendim politik, por përbrenda të kenë rekomandimet shkencore të Institutit përkatës”, është shprehur Kurti.
Ndryshe, Shqipëria ka paralajmëruar hapjen e kufirit më datën 1 qershor.
Kufiri me Kosovën ishte mbyllur kohë më parë për shkak të pandemisë./orainfo/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?