Shkalla vjetore e inflacionit të Bashkimit Evropian ra në 0.7 për qind në prill, nga 1.2 për qind sa ishte një muaj më parë, njoftoi të mërkurën zyra e statistikave të bllokut 27-anëtarësh, raporton Anadolu Agency (AA).
Eurostat deklaroi se rënie të nivelit vjetor të inflacionit ka regjistruar edhe eurozona nga 0.7 për qind në 0.3 për qind ndër muaj në prill.
Në prill, inflacioni vjetor pësoi rënie në 26 shtete anëtare dhe mbeti i qëndrueshëm në një në krahasim me muajin e kaluar.
Normat më të ulëta vjetore u regjistruan në Slloveni (-1.3 për qind), Qipron Greke (-1.2 për qind), Estoni dhe Greqi (të dyja -0.9 për qind), sipas Eurostat.
Normat më të larta të inflacionit gjatë së njëjtës periudhë shënuan Republika Çeke (3.3 për qind), Polonia (2.9 për qind) dhe Hungaria (2.5 për qind).
“Në prill, kontributi më i lartë në normën vjetore të inflacionit në zonën e euros erdhi nga ushqimi, alkooli dhe duhani (+0.67 pikë përqindje), e ndjekur nga shërbimet (+0.52 pikë përqindje), mallrat industrialë jo energjikë (+0.09 pikë përqindje) dhe energji (-0.97 pikë përqindje)”, shtoi Eurostat.
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
Parashikimi i motit për sot
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend