Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e rregult për shtyp bëri të ditur se me kërkesën e presidentit Stevo Pendarovski, Komisioni për Sëmundje Infektive ka përgatitur protokoll për zbatimin e fushatës dhe për ditën zgjeodhore, përkatësisht mënyra e zgjedhje.
“Ky protokoll u mbështet në mënyrë unanime nga të gjithë anëtarët e komisionit, dhe i njëjti duhet të zbatohet në mënyrë të plotë, në mënyrë që të mbrohet shëndeti i qytetarëve”, tha Filipçe, njofton telegrafi maqedoni.
Ai tha se të gjithë liderët e partive politike të pranishëm në kabinetin e Stevo Pendarovskit, paraprakisht janë deklaruar se do ta respektojnë protokollin e sjellur nga komisioni dhe se ky protokoll del nga rekomandimet e përgjithshme që momentalisht janë në fuqi.
“Parashihen masa që në mënyrë precize rregullohet mbajtja e fushatës, aktivitetet politike të partive politike, tubimet dhe në fund, dita e fundit e votimit”, tha Filipçe.
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...