Reshjet e pandërprera të shiut kanë shkaktuar vërshime në qytetin e Gjilanit dhe fshatrat përreth.
Komuna e Gjilanit me anë të një komunikate njoftoi se ka ndërhyrë në disa lokalitete urbane dhe rurale për ta normalizuar gjendjen pas vërshimeve.
Sipas Sokol Hazirit, drejtorit të Shërbimeve Publike gjendja më e vështirë ka qenë në fshatin Kuvcë e Epërme, ku përroska ka dalë nga shtrati, ndërsa me intervenimin komunal gjendja është normalizuar, transmeton Kallxo.com
Haziri njoftoi se është intervenuar në Rrugën e Bujanocit tek objekti i gjykatës, në pjesën e poshtme të lagjes “Reshat Ymeri”, në fshatin Shillovë, më saktësisht te shkolla e fshatit dhe në Livoç të Poshtëm etj.
Ai bëri të ditur se aktualisht gjendja është stabilizuar, ndërsa ftoi qytetarët që të raportojnë nëse u shkaktohen probleme nga reshjet e shiut.
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...
Dy të arrestuar në Prizren për narkotikë, sekuestrohen drogë...
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim