Barcelona dhe Interi kishin arritur marrëveshje në janar, por pandemia COVID-19 i ka prishur të gjitha planet.
Transferimi i Lautaro Martinezit në Barcelonë mund të dështojë shkaku i koronavirusit.
Portali italian “Calciomercato” shkruan se Barça kishte arritur marrëveshje me Interin për sulmuesin argjentinas në janar, përcjell Gazeta Express.
Kampioni aktual spanjoll ishte shprehur i gatshëm për ta paguar klauzolën e plotë të shkëputjes së kontratës së futbollistit prej 111 milionë eurosh.
Megjithatë, Barça tash po mendon të përfshijë futbollistë në këmbim të Lautaros.
E gjithë kjo pasi klubin katalunas e ka kapluar kriza financiare, njëjtë si klubet tjera, shkaku i pandemisë koronavirus.
Ndërkohë, Interi është i interesuar vetëm ta shesë 22 vjeçarin.
Interesim për përfaqësuesin argjentinas ka shfaqur edhe Paris Saint-Germaini.
Policia e Tiranës me aksion antidrogë, godet grupin kriminal...
PSG gati t’i ofrojë kontratë të përhershme Luis Enriques
Haradinaj: Në Suharekë pati më shumë se mbështetje, pati bes...
Dy të vdekur dhe disa të zhdukur pas zjarrit në azilin e ple...
Hamza zotohet për uljen e tatimit në paga: Më shumë para në ...
Komandanti i KFOR-it pret shefin e ushtrisë shqiptare, flasi...