Manchester United dhe Tottenham janë të interesuar për shërbimet e mesfushorit të Romës, Nicolo Zaniolo.
Sipas Leggo, Roma nuk ka plan ta shesë 20-vjeçarin, por do dëgjojë oferta mbi vlerën 53 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Të dy gjigantët anglez janë duke u përgatitur që në verë të përforcojnë mesfushën dhe italiani shihet si lojtari adekuat.

Zaniolo ishte duke kaluar një sezon të shkëlqyer me Romën, mirëpo në janar pësoi lëndim, prej të cilit është duke u shëruar.
Ai pritet të rikthehet kur të rifillojë Seria A, por nuk do të këtë të drejtën e pjesëmarrjes në Evropa Ligë./arbresh.info.
Në prag të sezonit veror, kryetarja e Bashkisë së Vlorës: S’...
Ali Dula emërohet zëvendësministër i parë në Ministrinë për ...
Trump njofton tarifa 25% për automjetet e BE-së
Kurti përkujtoi të vrarët në masakrën në Nabërgjan të Pejës
Fetoshi: Kosova në NATO, rruga për paqen në Ballkan
Mallorca ballafaqohet me Gironan, Muriqi pritet të startojë ...