Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se ai do të testohet çdo ditë për koronavirus, pasi ndihmësi i tij personal doli pozitiv.
Ai tha se është e gabuar të përdoret testimi vetëm për të përcaktuar sigurinë, raporton CNN, transmeton portal arbresh.info
“Çfarë ndodh prej kohës së testimit dhe disa ditë më vonë”, pyeti Trump, duke theksuar se njeriu mund të infektohet edhe pasi është testuar.

Trump theksoi se kanë kaluar vetëm pak ditë nga koha që kur është testuar asistenti i tij, i cili së fundmi doli pozitiv me Covid-19.
Trump tha se ai kishte “shumë pak kontakte personale” me ndihmësin e infektuar.
Ai e përshkroi situatën si “disi të pazakontë”.
Covid-19 përpos që ka prekur një numër të madh njerëzish, ka dëmtuar rëndë edhe ekonominë amerikanë, pasi së fundmi është raportuar se rreth 33 milionë amerikanë kanë mbetur pa punë si pasojë e pandemisë./arbresh.info/
Skuadre belge ofertë për Zenelin, Elfsborg e vlerëson më shu...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë