Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se është anuluar edicioni i 20-të i Universitetit Veror të Prishtinës “Hasan Prishtina” këtë vit, për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia Covid-19.
Menaxhmenti i UP-së ka përcjellë me kujdes zhvillimin e situatës në vend dhe në botë, të krijuar si pasojë e shpërndarjes së pandemisë COVID-19, si dhe ka marrë parasysh udhëzimet dhe kufizimet zyrtare, andaj ka vendosur që ky edicion i UVP-së të mos mbahet këtë vit.
Anulimi i shkollës verore ndërkombëtare të UP-së, e cila këtë vit do të shënonte dy dekada që nga themelimi i saj, është njëra ndër masat mbrojtëse që menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës i ka marrë për t’i mbrojtur studentët, profesorët, stafin e universitetit, por edhe aplikuesit e tjerë ndërkombëtarë, të cilët deri me tani kanë aplikuar në këtë edicion të UVP-së.
Kujtojmë që edicioni i 19-të i UVP-së ka sjellë në Universitetin e Prishtinës 415 studentë, prej tyre studentë nga vendet fqinje, por edhe nga vende më të largëta, si: Tajvani, Senegali, Amerika, Anglia, Polonia, Turqia, Spanja, Austria, Egjipti, Portugalia, Bangladeshi, Guineja, Franca, e shumë vende të tjera./arbresh.info/
Cili lider partie ka humbur më së shumti vota deri më tani?
Rritet numri i gjobave në trafik
Donacioni prej 25 milionë eurosh nga Emiratet Arabe për ndër...
Ftohen mbi 100 zyrtarë për intervistim, dyshohen për manipul...
Dy vëllezërit shqiptarë autorë të shpërthimit me eksploziv n...
“E godita në tavolinë,” Trump zbulon pse kishte dorën e mavi...