“Mospajtimet me Bullgarinë nuk do të jenë temë e bisedës së samitit të nesërm BE-Ballkani Perëndimor, por BE bind se do të bëjë gjithçka të ndihmojë të tejkalohen dallimet mes Shkupit dhe Sofjes”.
Kjo u tha sot nga ana e një diplomati të lartë të BE-së i përfshirë në përgatitjet për samitin e nesërm, i cili do të mbahet përmes internetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç njofton AIM, ai ka thënë se paragrafi nëntë nga deklarata e Zagrebit përkujton se bashkëpunimi rajonal është faktor qendror për Bashkimin Evropian.
“Do të bëjmë gjithçka që mundemi t’i lehtësojmë marrëdhëniet fqinjësore që ta integrojmë rajonin në Evropë, por një pjesë e punës duhet të vijë nga vetë rajonit, të provojë t’i zgjidh problemet, gjithkund ka probleme fqinjësore dhe në BE ka, marrëdhëniet e fuqishme dhe kontestet me fqinjët nuk janë asgjë e re e as e jashtëzakonshme”, theksoi diplomati.
Valë ekstreme e të ftohtit në SHBA
Kontrolloni nëse ju duhet një jastëk i ri: Truku 30-sekondës...
Real Madridi fiton në “Mestalla“ ndaj Valencias dhe vazhdon ...
Prebreza: Dosjet e dorëzuara në hetuesi bazohen në vendime j...
Tragjedi në Liban/ Shembet ndërtesa, 5 të vdekur
Juventusi shpëton nga humbja ndaj Lazios në çastet e fundit