Policia katalanase njoftoi të martën se ka arrestuar një të dyshuar lidhur me një seri vrasjesh të tmerrshme që në objektiv kishte njerëzit e pastrehë në pjesën qendrore të Barcelonës që nga fillimi i masave të bllokimit, raporton Anadolu Agency (AA).
Mbrëmë vonë, një burrë u gjet i rrahur për vdekje në rrugët në rrethin Eixample të Barcelonës. Disa orë më vonë policia arrestoi të dyshuarin.
Që nga fillimi i bllokimit në Spanjë, i cili hyri në fuqi më 14 mars, katër njerëz që jetojnë në rrugë në të njëjtën lagje janë vrarë brutalisht.
“Lidhja e të arrestuarit me vdekjet e njerëzve të tjerë të pastrehë në Barcelona në javët e fundit aktualisht është duke u hetuar”, thuhet në deklaratën e policisë.
Vrasja e parë e një personi të pastrehë në Eixample u regjistrua në 19 mars. Tre të tjerë u regjistruan në prill.
Eixample, një qark modern në qendër të qytetit të Barcelonës, është vendi ku ndodhet bazilika e famshme Sagrada Familia.
I dyshuari është një 35-vjeçar nga Brazili i cili jeton në një karvan të parkuar në një pyll jashtë qytetit, raporton e përditshmja lokale “La Vanguardia”.
I dyshuari ka mohuar akuzat, por, sipas gazetës, “hetuesit nuk kanë asnjë dyshim se ai është i njëjti person që mund të shihet në pamjet kamerave të kapura në skenat e krimeve të tjera”.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...