Kur të rifillojë futbolli mund të bëhet rregulli i ri që lojtarët të mos kenë të drejtë të pështyjnë gjatë ndeshjeve.
Pështymja gjatë ndeshjes shihet si jo higjienike dhe mund ta shpërndajë koronavirusin, andaj mund të hiqet, transmeton portali arbresh.info.
Michel D’Hooghe ka paralajmëruar futbollistët se duhet të ndryshojnë në mënyrë që të gjithë të jenë të shëndetshëm dhe për arsye sigurie.

“Është bërë normale në fushë dhe nuk është higjenike. Kur të rifillojë futbolli mendoj se duhet ta heqim në maksimum. Ndoshta mund të dënohen me karton të verdhë”.
“Nuk është higjienike dhe është mënyrë e mirë për të shpërndarë viruin. Është një ndër arsyet pse duhet të jemi të kujdesshëm kur të rifillojmë”, tha ai për Telegraph.
Pritet të shihet nëse ky rregull do hyjë në fuqi dhe sa nga lojtarët do arrijnë të mos e thyejnë./arbresh.info.

Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...
Vitinha në pikëpyetje për përballjen me Bayernin, pas lëndim...
Zulfaj: Kosova duhet të përshpejtojë rrugën drejt statusit k...
Sulmet në shkolla, Erdogan propozon ndalimin e rrjeteve soci...
Parashikimi i motit për nesër
Ngushtica e Hormuzit, Macron thirrje SHBA dhe Iranit të ulin...