Koreja e Veriut ka kryer një test të ri raketor në Detin Lindor (Detin i Japonisë).
Një zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut deklaroi se Koreja e Veriut testin raketor e kreu në orët e para të mëngjesit. Ai bëri të ditur se raketa e përdorur në testim mund të jetë një raketë ‘cruise‘ (shëtitëse).
Zyrtari i cili deshi të mbetet anonim vuri në dukje se ende nuk dihet numri i raketave të lëshuara nga ajri në tokë nga ujërat në lindje të Koresë së Veriut.
Pheniani së fundmi më 29 mars testoi dy rakete me rreze të shkurtër në Detin Lindor. Këtë testim Koreja e Veriut e quajti testi i multiraketahedhësit “super të gjerë”./AA
WSJ: Irani ofron hapjen e Hormuzit në këmbim të heqjes së bl...
Ndalohet për 48 orë ish këshilltari i Kurtit, shkak statuset...
Parashikimi i motit për vikend
Deliu-Kodra: Bedri Hamza, sërish kandidat i PDK-së për kryem...
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Trumpi i pakënaqur me propozimin e Iranit për t’i dhënë fund...