Italia sot konfirmoi 610 vdekje të tjera nga koronavirus i ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 18.279, shifra më e lartë në mbarë globin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ekspertët konfirmuan një trend të stabilizimit gjatë javëve të fundit, duke i mbështetur shpresat e qeverisë për arritjen e kulmit.
Ndërkaq, numri i rasteve aktive me COVID-19 u rrit me 1,7 përqind nga dita e djeshme për të shkuar në 96.877, ndërsa një ditë më parë kjo rritje ishte 1,3 për qind.
Numri i personave të shëruar ka vazhduar të rritet, duke arritur në 28.470, kurse ai i pacientëve nën kujdes intensiv ka rënë për të gjashtën ditë radhazi, për 88.
Epiqendra e pandemisë në Itali mbetet rajoni verior i Lombardisë, i cili tani numëron mbi 10 mijë viktima.
Në betejën e saj të vazhdueshme për të frenuar sëmundjen, qeveria italiane ka vazhduar bllokimin gati total, i cili ndalon shumicën e prodhimit dhe veprimtarive të biznesit në Itali, të paktën deri më 13 prill.
Në ndërkohë, janë rritur presionet që qeveria të fillojë të heqë disa nga masat e rrepta të bllokimit, të paktën për bizneset kryesore, përpara të ashtuquajturës “faza-2” e pandemisë.
Megjithatë, qeveria vazhdon të bëjë paralajmërime, duke u kërkuar njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin aktivitetet në natyrë, veçanërisht gjatë festës së Pashkëve.
Sipas raportimeve në mediat italiane, kabineti qeveritar do të jetë i gatshëm të nxjerrë një dekret të ri emergjence, duke e zgjatur bllokimin deri në muajin maj. Dekreti gjithashtu pritet të heqë gradualisht disa kufizime të aplikuara aktualisht për bizneset jothelbësore për të parandaluar një recesion ekonomik.
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...