Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërcënuar jo pak lidershipin e partisë së saj, më konkretisht ata që ia treguan derën, pasi doli kundër mocionit për rrëzimin e qeverisë.
Ajo ka thënë le ta provojnë dikush nga partia ta largon dhe do do të shohin se kush do të dalë i pari nga dera.
“Ata që ma tregojnë derën e më thonë se e kam tradhëtuar LDK, le ta prvojnë dhe do ta shohim, kush do të dalë i pari nga ajo derë”, tha Osmani në emisionin “Desku” në KTV, shkruan Reporteri.net.
Osmani që njëherësh është nënkryetare e LDK-së, po në këtë intervistë e ka akuzuar rëndë kolegun e saj në parti, nënkryetarin e partisë, Agim Veliun për sjelljen karshi koalicionit. Madje sipas përshkrimit të saj, sjellja e tij dhe të tjerëve në LDK çuan në rrëzimin e Qeverisë.
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...
BILD: Sebastian Hoeneß kandidat potencial për ta marrë drejt...
Zbulohen ambiente për lojëra fati dhe drogë në Milot e Laç, ...
“Kjo është çështje e imja, ma lini mua” – Perez për si...
Britani: Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet t...
Mbi 20 garazha, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa lej...