Këngëtari italian i operës Andrea Bocelli, një prej tenorëve më të famshëm në botë do të performojë në katedralen e boshatisur të Duomos në Milano për të Dielën e Pashkëve.
Ky koncert do të transmetohet direkt si simbol i dashurisë, shpresës dhe shërimit në kohën e pandemisë së koronavirusit, transmeton portali arbresh.info.
Bocelli do të shoqërohet vetëm nga organisti (ai që luan në organo) i katedrales, Emanuele Vianelli, ku do të luajë organot më të mëdha dhe performojnë një repertor të veprave të shenjta, përfshirë edhe “Shën Mëria” e Pietro Mascagni.
Koncerti do të transmetohet në kanalin e Bocellit në YouTube me 12 prill në orën 17:00. www.youtube.com/andreabocelli
“Jam i nderuar dhe i lumtur t’i përgjigjem me ” PO” ftesës së Qytetit dhe Duomo të Milanos. Unë besoj në forcën e lutjes së bashku; Unë besoj në Pashkën e krishterë, një simbol universal i rilindjes që të gjithë – pavarësisht nëse janë besimtarë apo jo – me të vërtetë kanë nevojë tani”, tha Bocelli./arbresh.info/
GO+ Peja fiton në Ligë Unike ndaj Vllaznisë
Prokuroria jep detaje për ndalimin e Gjestit, dyshohet për t...
FBI paralajmëroi se Irani mund të sulmonte Kaliforninë, me d...
PSG – Chelsea, formacionet zyrtare
Real Madrid – Manchester City, publikohen formacionet ...
Spanja tërheq përgjithmonë ambasadorin nga Izraeli, thellohe...