Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se dy pjesëtarë të ARM-së kanë rezultuar pozitiv me coronavirus dhe të dy kanë udhëtuar jashtë vendit.
“Të dy pjesëtarët e Armatës, një nënoficer dhe një ushtar kanë punuar në garnizonin e Shkupit. Njëri prej të infektuarve ka punuar në restorantin ushtarak në kazermën e Ilinden si ndihmës”, njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes.
Nga kjo ministri thonë se janë ndërmarrë të gjitha masat pasi janë vërtetuar rastet në fjalë.
“Restoranti ushtarak është dezinfektuar plotësisht dhe janë marrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtje sipas protokolleve epidemiologjike. Restoranti do të mbyllej për 24 orët e ardhshme. Të gjithë që supozohen që kanë pasur kontakt me personat e infektuar tashmë janë në vetizolim”, shprehen nga Ministria e Mbrojtjes.
Të dy pjesëtarët e ushtrisë të cilët kanë rezultuar pozitiv ditëve të fundit kanë qenë në vetizolim pasi anëtarët e familjeve të tyre kanë dyshuar në simptomat e Covid 19.
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...