Fondacioni humanitar “Golden Eagle” ndan 13 mijë euro për mantilbardhët, 10 mijë stafin mjekësor të Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe 3 mijë për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë.
Mbështetja më e madhe që mund t’i japim stafit mjekësor është duke respektuar këshillat e tyre, thuhet në njoftim.
Lexoni të plotë njoftimin e fondacionit humanitar “Golden Eagle”:
“Sot sytë e të gjithë njerëzimit janë drejtuar tek mjekët, të cilët i shohim si shpresë e vetme për shpëtim nga kjo keqe që ka kapluar botën.
Ata sot po rrezikojnë jetën e tyre, për të shpëtuar jetë.
Zoti i ruajt kudo që janë.
Fondacioni ‘Golden Eagle’ ndan për stafin mjekësor të Repartit Infektivë të QKUK-së: 10,000 euro.
Për stafin e QKFM-së Suharekë: 3,000 euro.
Të dashur qytetar mbështetja ma e madhe që mund ti japim atyre, është duke respektuar këshillat e tyre.
#RriNëShtëpi”.
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...