Mësimi në distancë, Hykmete Bajrami e tregon orarin e transmetimeve

23:16 | 22 Mars 2020
Arbresh.info

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se mësimi online do të fillojë të transmetohet nesër (23.03.2020 nga ora 11:15, fillimisht me klasën I-rë, dy njësi mësimore (Gjuhë amtare dhe Matematikë), pastaj vazhdon me klasën II-të, dy njësi mësimore, pastaj me klasën III -të, e kështu me radhë edhe për klasat tjera.

Sipas saj, në RTK 1 shkon një herë në ditë me fillim nga ora 11:15, kurse në RTK 4 do të përsëriten videot për atë ditë, dy herë gjatë ditës.

Ky vendim i ministrisë së Arsimit vjen pas përhapjes së koronavirusit në Kosovë. Deri më tani një person ka humbur jetën dhe 33 të tjerë janë të infektuar.

 

Shpërndaje në rrjete sociale