Dyshohet se janë infektuar me COVID-19, çifti i njohur shtrihen në spital

18:39 | 20 Mars 2020
A. B.

Aktorët e njohur, Linda Lusardi dhe burri i saj Sam Kane janë duke u testuar për COVID-19 pasi patën simptoma të virusit vdekjeprurës.

Bashkëshorti i Linda Lusardit, Sam Kane, ka folur mbi gjendjen e tyre pasi iu kishin paraqitur simptopmat e COVID-19 këtë javë, shkruan Daily Mail transmeton portali arbresh.info

Sam, 51 vjeç, në një postim në Facebook të premten pasdite tha se çifti është shtruar në spital dhe do të testohen për virusin ‘shumë shpejt’.

Njoftohet se gjendja e tyre është e qëndrueshme, por që të dy janë shumë të sëmurë.

‘Për të gjithë ata që na njohin. Linda dhe unë jemi dërguar në spital dhe do të testohemi për Covid 19 shumë shpejt”, ka shkruar Sam në Facebook.

“Që të dy jemi në gjendje të qëndrueshme, por shumë të sëmurë. Faleminderit për të gjithë mbështetjen tuaj”, shtoi ai.

Edhe Linda në Twitter të enjten pasdite zbuloi se çifti kishte simptoma duke shkruar:

“Dua t’ju falënderoj të gjithëve për urimet tuaja të mira. Sam dhe unë kemi pasur simptoma të COVID-19 dhe jemi në izolim”

Kujtojmë se të famshëm të tjerë të infektuar me koronavirus janë edhe Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij, Rita Wilson si dhe Idris Elba. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme