Franca do të mbyllë të gjitha shkollat dhe universitetet në vend si përgjigje ndaj pandemisë së COVID-19, njofton presidenti Emmanuel Macron.
Duke folur në një adresim televiziv, Macron tha se masa do të nisin implementimin nga e hëna, pas rritjes së rasteve me virusin vdekjeprurës, transmeton portali arbresh.info.
“Është një nga krizat më serioze shëndetësore që Franca është përballur ndonjëherë”, tha ai.
“Përkundër përpjekjeve tona për ta ndaluar atë, virusi ende po përhapet”.
Ai u bëri thirrje personave mbi moshën 70 vjeç dhe atyre më të rrezikuar që të shmangin kontaktet me njerëzit e tjerë sa më shumë që të jetë e mundur.
Masat e ngjashme u njoftuan më herët të enjten nga Kryeministri irlandez Leo Varadkar, i cili tha se mësimi do të bëhet në internet ose nga distanca./arbresh.info/
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump