Manchester United mund ta shes David De Gean gjatë afatit kalimtar të verës.
Portieri spanjoll e ka rinovuar kontratën e tij në shtator deri në verën e vitit 2023, por United është i hapur ta shes atë.
Arsyeja që Djajtë e Kuq po mendojnë shitjen e spanjollit është portieri i ri anglez Dean Henderson që është i huazuar tek Sheffield United.
Henderson ka shkëlqyer këtë edicion në Ligën Premier dhe është i huazuar tek Sheffield deri në fund të këtij edicioni.
Anglezi i ka bërë të qartë drejtuesve të Djajve të Kuq se nuk do të rikthehet në Old Traford për të qëndruar si rezervist.
Daily Mirror raporton se United po mendon që ta nxjerr në shitje De Gean dhe me parat e ardhura nga shitja e tij ta përforcojë ekipin në reparte të tjera, duke ia besuar fanellën e titullarit portierit të ri Henderson.
Kampioni i shumëfishtë i Anglisë do të pranonte shitjen e De Geas për një shumë prej 70 milionë euro.
PSG mbetet skuadra më e interesuar për të nënshkruar me spanjollin, por në garë mund të futet edhe Juventusi./Telegrafi/
Zëvendësministri i MPJD-së merr pjesë në pritjen e Konsullat...
Rreth 70% e familjeve në Prishtinë të pakënaqura me ngrohjen
Kurti: AKI po avancon kapacitetet dhe po forcon sigurinë kom...
Zelensky: Ukraina nuk po e humbet luftën, ne kemi çliruar mj...
Malisheva dhe Dukagjini ndahen në paqe
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat...