Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, sot ka pritur në takim Ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny.
Abdixhiku dhe Ahliny, në këtë takim njohës, diskutuan për mundësitë e realizimit të projekteve të përbashkëta. Mes të tjerash, Abdixhiku e informoi me planin e qeverisjes për ministrinë që ai drejton, projektet me prioritet dhe vendosmërinë për transparencë të plotë të proceseve.
Ambasadorja suedeze tha se do të vazhdojnë përkrahjen ndaj shtetit të Kosovës, për çka ministri shprehu mirënjohje. /arbresh.info/


Alarm për bombë në 24 shkolla dhe në Aeroportin e Podgoricës...
E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë
Dështon mbledhja e Komisionit Shëndetësorë
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...