Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike ka bërë të ditur se sulmuar zëvendësministri i parë në këtë ministri, Xhelal Sveçla nuk është sulmuar.
Në reagim thuhet se Sveçla ka ndërhyrë që të ndalë një rrahje, shkruan arbresh.info.
Aty thuhet gjithashtu se ‘seagimi i sotëm i zëvendësministrit Sveçla në këtë rast, është një rast shembullor i sjelljes qytetare për të parandaluar rrahjen’.
“Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, reagon ndaj disa lajmeve që janë publikuar në disa portale, ku raportohet se është sulmuar zëvendësministri i parë i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Xhelal Sveçla.
Me këtë rast MPBAP, sqaron se gjatë rrahjes së një fëmije, shitës ambulant nga një i rritur në Prishtinë, ka qenë prezent edhe zëvendësministri Sveçla, i cili ka ndërhyrë që të ndalë rrahjen dhe më pas ka njoftuar Policinë e Kosovës, për të raportuar për këtë incident.
MPBAP e njofton opinion se zëvendësministri Sveçla nuk është sulmuar, andaj është mirë që paraprakisht para se të raportohet, të merret konfirmimi nga institucioni ose personalisht nga zëvendësministri.
Zëvendësministri Sveçla dhe secili qytetarë i Republikës së Kosovës, e kanë për obligim qytetar, që çfarëdo dukuri negative që shohin, të ndikojnë që ajo të parandalohet dhe të njoftohen organet e rendit dhe ligjit për të vepruar sipas mandatit të tyre. Reagimi i sotëm i zëvendësministrit Sveçla në këtë rast, është një rast shembullor i sjelljes qytetare për të parandaluar rrahjen”, thuhet në reagim./arbresh.info/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin