Pas Komunës së Mitrovicës, Vushtrrisë dhe asaj të Skenderajt, nga 1 marsi pritet që dita e diel të jetë ditë pushimi edhe për bizneset që operojnë në Komunën e Podujevës.
Nënkryetari i kësaj komune, njëherësh edhe kandidat për kryetar nga radhët e LDK’së, Nexhmi Rudari, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se sipas kësaj rregulloreje, do të ketë edhe disa përjashtime.
Ndërkaq kjo rregullore është miratuar dhe do të zbatohet nga data 1 mars, e këtij viti.
Njoftimi i plotë i Rudarit:
“Të nderuar qytetarë, Pas kërkesave të vazhdueshme të qytetarëve dhe përfaqësuesve të subjekteve afariste, që operojnë në Komunën e Podujevës, për rregullimin e orarit të punës, ju njoftoj se tashmë kemi miratuar Rregulloren për orarin e punës së bizneseve që operojnë në territorin e Komunës së Podujevës.
Ky dokument, është hartuar pas konsultimeve të shumta, ku janë marrë për bazë dhe janë përfshirë të gjitha propozimet, sugjerimet dhe kërkesat e qytetarëve, përfshirë edhe subjekteve afariste dhe ato të dala nga asamblistët e Kuvendit të Komunës.
Komuna e Podujevës ka bërë të gjitha përgatitjet dhe kjo Rregullore do të fillojë të zbatohet nga data 01.03.2020”.
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...