Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka takuar sot liderët e institucioneve të vendit, ndërsa gjatë këtyre takimeve kërkoi që të largohet tarifa ndaj produkteve të Serbisë.
Kështu u bë e ditur në një postim të Ambasadës amerikane në Facebook.
Në njoftim thuhet se ambasadori Kosnett ka takuar kryeministrin Albin Kurti, kryeparlamentaren Vjosa Osmani, zëvendëskryeministrat Avdullah Hoti dhe Haki Abazi, ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.
Më tej thuhet se Kosnett po ashtu do të vazhdojë të mbajë takimet e rregullta me liderët e partive opozitare.
“Në të gjitha këto takime, sikur në takimin me kryeministrin Albin Kurti, ambasadori Kosnett foli për rëndësinë e raporteve SHBA-Kosovë dhe fokusimin në avancimin e qëllimeve të përbashkëta për të siguruara paqe, drejtësi, prosperitet dhe përfitimet ekonomike që burojnë nga eliminimin e menjëhershëm të tarifës”, thuhet në njoftim.
Aksident tragjik në Gjermani, një 29-vjeçare nga Kosova dhe ...
Arrestimi i shqiptarëve në Serbi, reagon Ministria e Punëve ...
“Bileta ka për miqtë, për klientët, për turistët” – TKZ-ja n...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon seancën e fundit stërvitore pa...
Falsifikuan certifikatat për përdorim të armëve, ngrihet akt...
IKSHPK: Rriten sëmundjet jo-ngjitëse në Kosovë, kryeson hipe...