Shefi i grupit parlamentar të këshilltarëve komunalë të PDK-së, Lirak Çelaj ka thënë se kanë pasur marrëveshje me qeverisjen e Shpend Ahmetit, por ai nuk e ka respektuar atë dhe për këtë janë bërë bashkë me LDK-në.
Pos tjerash, ai ka thënë se marrëveshja ka qenë gojore dhe është bërë në zyrat e Komunës dhe si pikë ka pasur ndërmarrjet komunale por që pikërisht për këto ndërmarrje, Ahmeti nuk ka respektuar afatet e premtuara dhe nuk ka bërë asnjë ndryshim në to.
Sipas tij, pjesë e kërkesës ka qenë që PDK të ketë edhe drejtori por që ndonëse fillimisht kanë thënë po, zyrtarët komunalë nuk e kanë mbajtur fjalën.
Ai ka thënë se u bë me LDK-në vetëm për shkak se ishte Vetëvendosje ajo që flirtonte me LDK-në në kohën e marrëveshjes në nivel qendror VLAN.
Çelaj ka akuzuar Shpend Ahemtin se ka koalicion me Listën Sërpska, për të cilën, Vetëvendosje akuzon nivelin qendror por që sipas tij e ka aleate në Kuvendin Komunal./Arbresh.info/
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...