Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci përmes një postimi në facebook ka uruar për 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Bajqinovci ka shkruar se ky është rast për të rikujtuar çmimin e lartë që e ka paguar ky popull për liri e pavarësi, shkruan arbresh.info.
Ai ka shtuar se nuk mund të ‘lejojmë që Kosova të dështojë sepse, për të, kemi dhënë shumë’.
“Përvjetori i shtetësisë tonë, është rasti për të rikujtuar çmimin e lartë që e ka paguar ky popull për liri e pavarësi.
Përvjetori i këtij momenti historik, është rasti për të reflektuar mënyrën se si po e realizojmë ëndrrën e porosinë e të rënëve, kontributorëve e udhëheqësve të lëvizjeve politike e aktive për liri.
Është momenti i rigjetjes së frymëzimit të thellë e të sinqertë për të mos gabuar në rrugën e shtetndërtimit e idealeve madhore të popullit, sidomos nga ne, përfaqësuesit e politikëbërësit.
Jemi gjenerata e nxjerrjes së mësimeve nga përvojat e mira të kombit por sidomos nga përvojat negative e nga dështimet. Mësimi kryesor është të mos i kthejmë vlerat sublime në shërbim të karrierave individuale. Të mbajmë parasysh se në politikë nuk duhet futur për vete, por për shërbim ndaj vendit.
Ne nuk mund të lejojmë që Kosova të dështojë sepse, për të, kemi dhënë shumë.
Kosova do të ketë gjithmonë njerëz që do të jenë gjendje të bëjnë sakrifica për të.
Prandaj, Kosova do të jetojë gjatë”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Deputetët e Vetëvendosjes bëjnë homazhe të varri i Zahir Pajazitit e Aftim Zhitis
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...