Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, që kishte qenë më i zëshmi që Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, të shkojë për nderime te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka deklaruar për Gazetën Express se e vlerëson shumë që sot delegacioni qeveritar e ka respektuar themeluesin e Republikës.
Haziri thotë se besimi në një person dhe nderimi për të është vlerë, teksa tregon se e vlerëson që qeveria ka bërë nderime te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.
“Kur beson në dikë, edhe nderimi është vlerë! E vlerësoj shumë që sot delegacioni qeveritar e respektoi themeluesin e Republikës tonë”, ka deklaruar Haziri, i pyetur nga Gazeta Express.
Nënkryetari i LDK-së, Haziri, kishte qenë më i zëshmi sa i përket qëndrimit të LV-së për ish-presidentin Rugova, derisa kishte deklaruar se është kusht i patejkalueshëm mes dy partive raporti i Albin Kurtit me figurën e Ibrahim Rugovës.
Ai kishte deklaruar se janë pjekur kushtet politike që Lëvizja Vetëvendosje ta nderojë figurën e Rugovës.
Kurti e ka përkujtuar këtë vit figurën e Rugovës përmes një shkrimi të gjatë në Facebook./GazetaExpress/
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...
Dy të arrestuar në Prizren për narkotikë, sekuestrohen drogë...
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...