Policia gjermane arrestoi 12 persona nën dyshimin e përfshirjes në formimin e një organizate terroriste të krahut të djathtë, e cila raportohet se planifikonte të vinte në shënjestër politikanët dhe pakicat në Gjermani, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyra e Prokurorisë Federale tha se katër burra u arrestuan me dyshimin për themelim dhe pjesëmarrje në organizatën terroriste të krahut të djathtë. Ata u identifikuan si Werner S, Michael B, Thomas N. dhe Tony E. Po ashtu, tetë persona të tjerë janë arrestuan nën dyshimin për mbështetje të organizatës.
Prokuroria Federale tha se katër të dyshuarit kryesorë kanë themeluar një organizatë në shtator të vitit 2019 me qëllim të rrënimit të rendit shtetëror dhe shoqëror të Gjermanisë.
Prokurorët pohojnë se të dyshuarit donin të arrinin qëllimin e tyre me sulme ende të papërcaktuara ndaj politikanëve, azilkërkuesve dhe myslimanëve, duke provokuar një situatë të ngjashme me luftën civile.
Më herët, policia bastisi ambientet e lidhura me të dyshuarit në 13 lokacione në gjashtë shtete federale.
Prokuroria Federale tha se bastisjet policore kanë siguruar prova të mjaftueshme për të kërkuar zyrtarisht urdhër arresti për të dyshuarit.
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit