Dje dhe sot, Shtabi i Këshillit të Sigurisë së Kosovës ka qenë nikoqir i një punëtorie të udhëhequr nga KFOR’i me qëllim të ushtrimeve në rast ndihmës në rrethana të katastrofave.
Ushtrimi i udhëhequr nga KFOR-i ”Shpata e Argjendtë (Silver Saber) 2020” në zhvillim e sipër
Prishtinë, 13 shkurt 2020 – Më 12 dhe 13 shkurt 2020, Shtabi i Këshillit të Sigurisë së Kosovës ishte nikoqir i një punëtorie të udhëhequr nga KFOR-i, përgatitje e ushtrimit “Shpata e argjendtë 2020,” për ndihmë nga katastrofat, e planifikuar të mbahet në shtator.
Si pjesë e procesit të planifikimit të përgjithshëm, punëtoria ishte krijuar për të rritur më tej ndërveprimin midis partnerëve dhe përbënte një hap tjetër të rëndësishëm drejt fazës së ekzekutimit të ushtrimit. “Shpata e argjendtë” pasqyron angazhimin e përhershëm të NATO-KFOR-it për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë, në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet dhe organizatat e sigurisë.
Punëtoria u drejtua nga Gjerneral Brigade Laurent Michaud, Zëvendës Komandant i KFOR-it, dhe aty morën pjesë Z. Bekim Podrimqaku, Drejtor i Departamentit për Analiza dhe Politika të Sigurisë në Sekretariatin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës dhe përfaqësues të Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave të Kosovës, Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kryqit të Kuq të Kosovës dhe EULEX-it
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...