Për shkak të kushteve atmosferike, dhe stuhisë “Petra” që po kalon nëpër vendin tonë, disa komuna kanë vendosur të mbyllin institucionet arsimore.
Komuna e Dragashit ka njoftuar se nesër nuk mbahet mësim, dhe se mësimi do vazhdojë pasnesër.
Ky është njoftimi i komunës së Dragashit në faqen në Facebook:
Njoftim
Njoftohen të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e komunës së Dragashit se për shkak të reshjeve të shumta të borës, erërave të forta dhe rrezikshmërisë që mund të hasin nxënësit gjatë udhëtimit për në shkollë, drejtoria e arsimit në Dragash ka marrë vendim që nesër me datë 06.02.2020 të pezullohet mësimi. Dita e humbur do të zëvendësohet në një ditë të shtunë.
Mësimi i rregullt vazhdon të premten me datë 07.02.2020.
Me respekt
Drejtori i Arsimit në Dragash
MSc. Vloran Cenaj
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?