Deputeti i Kosovës nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, sot do të intervistohet në Gjykatën Speciale në Hagë. Paralajmërimin ai e ka bërë para disa ditësh.
Si njëri ndër eprorët e UÇK-së, ai ka thënë se nuk e heq asnjë shkronjë nga e kaluara e tij.
“Në tërë veprimtarinë time jetësore atdhetare asnjëherë nuk jam ndi më i nderuar dhe respektuar se sa kur isha pjesë e UÇK-së! Asnjë shkronjë nuk e heq nga e kaluara ime në të gjitha periudhat e veprimtarisë sime”, ka shkruar Shala në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Ai ka falënderuar trungun e tij familjarë që e ka edukuar në rrugën e drejtë karshi popullit dhe atdheut.
Shala ka shprehur falënderim dhe mirënjohje edhe për të gjithë bashkëluftëtarët, dëshmorët dhe heronjtë për sakrificën sublime që ata kanë bërë.
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
Parashikimi i motit për sot
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend