Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev pas mbledhjes së LSDM-së tha se ka nisur procedura për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet kuvendare dhe se procesi i përzgjedhjes së kandidatëve do të jetë transparent, përfshirës dhe profesional.
Procedura për zgjedhjen do të fillojë në bazë në këshillat komunal që propozojnë kandidatët e tyre por do të ketë mundësi edhe për vetëkandidim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Listat përfundimtare, sipas statutit të partisë do të vërtetohen në Kongresin e LSDM-së.
“LSDM dëshmoi se po ndërmerr masa të guximshme dhe vendimtare kur bëhet fjalë për demokracinë, lirinë dhe kthimin e shtetit në duar të qytetarëve. Krijuam koncept për Qeveri të hapur, mundësuam ambient për media të lira me liri të garantuar që pranohet edhe nga faktorët ndërkombëtarë”, tha Zaev.
Ai theksoi se në Kuvendi tashmë është vendi ku miratohen ligje në interes të qytetarëve dhe vend i demokracisë dhe i qyetetarëve dhe jo vend ky thyheshin koka.
Sergio Ramos blen ish-klubin e tij Sevillan për 450 milionë ...
Rama nis vizitën zyrtare në Izrael, kjo është agjenda për so...
Masakër në një ndeshje futbolli në Meksikë, të paktën 11 të ...
Me urdhër të gjykatës, arrestohet një shtetas i Serbisë në M...
Gjashtë të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Mamush ...
Arrestohet një person për disa vjedhje të rënda në Gjilan