Chelsea s’pritet ta shfrytëzojë mundësinë për ta kthyer Nathan Ake në skuadër për 40 milionë funte dhe nuk do të bëjë ofertë për bashkëlojtarin e tij në Bournemouth, Callum Wilson.
Klubi londinez kishte qenë duke i mbikëqyrur mbrojtësin Ake dhe sulmuesin Wilson, mirëpo tani e ka zhvendosur vëmendjen te disa lojtarë të tjerë, transmeton Gazeta Express.
Ake kishte luajtur në Stamford Bridge nga viti 2011 deri më 2017, por kthimi i tij pritej të kompletohej këtë janar, pasi Chelseat iu largua dënimi nga FIFA për të mos blerë futbollistë.
Holandezi kishte qenë në akademinë e Chelseat që nxori disa lojtarë të cilët tani po kanë sukses në ekipin e parë me Frank Lampardin, si Tammy Abraha, Fikayo Tomori dhe Mason Mount.
Ndërkohë, Wilson kishte qenë në listën e të kërkuarve të Chelseat që një kohë të gjatë. Por, tani klubi ka ndryshuar mendje pasi që lojtari s’ka arritur të shënojë gol në ligë që nga 28 shtatori.
Këto lajme e kanë gëzuar trajnerin e Bournemouthit, Eddie Howe, i cili do të mundë të vazhdojë të mbështetet në ndihmën e këtyre dy futbollistëve deri në fund të sezonit.
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4