“Për shkak të grevës së kontrolluesve italianë të trafikut ajror kompania turke “Turkish Airlines” (THY) ka anuluar fluturimet për në Romë, Venecia dhe Milano, të planifikuara për 14 Janar 2020, njoftojnë nga Zyra e Këshilltarit të kompanisë për Mediat.
“Turkish Airlines” (THY) ka anuluar fluturimet për në Romë, Venecia dhe Milano të planifikuara për datën 14/01/2020.
Njoftimi është bërë nga Këshilltari i Kompanisë për Mediat, Jahja Ystyn (Yahya Üstün) përmes një postimi që ka bërë në Twitter.
“Për shkak të grevës së kontrolluesve italianë të trafikut ajror, planifikuar për datën 14 janar 2020, janë anuluar reciprokisht fluturimet sipas detajeve të mëposhtme: TK1865-TK1866 Stamboll-Romë-Stamboll, TK1871-TK1872 Stamboll-Venecia-Stamboll, TK1895- TK1896 Stamboll-Milano-Stamboll”, thuhet në njoftimin në fjalë./Top Channel
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...